Gazeta Si – Skuadra amerikane është e vetmja nga katër kandidatet që ka plotësuar kriteret e seleksionimit. Do të mbajë markën Cadillac.
FIA ka aprovuar futjen në F.1 të Andretti Global, skuadrës së 11-të që do të marrë pjesë në Botëror. Lajmi është bërë i ditur nga ‘Motorauthority.com’. Andretti Global ishte një nga katër ofertat e marra në konsideratë nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit dhe e vetmja që plotësoi kriteret.

Kompania e administruar nga Michael Andretti, djali i kampionit të botës të F.1 në 1978-ën, Mario Andretti, është pronare e skuadrës IndyCar Andretti Autosport. Ajo do të mbështetet, sipas portalit të zpecializuar, te ‘General Motors’ për të garuar në nivelin më të lartë me një skuadër që do të quhet Andretti Cadillac.
Andretti Global ka firmosur po ashtu një akord me Renault për përdorimin e motorit të markës franceze, edhe pse ‘power unit’ e tij është e brandit Cadillac. Për futjen zyrtare të Andretti Global në F.1 pritet gjithsesi vendimi i ‘Liberty Media’, kompania që ka të drejtat komerciale të kampionatit.
Mes emrave të rinj të F.1 nga 2026-a janë edhe markat Ford, që kthehet si partner i Red Bull-it, dhe Audi, që pritet të debutojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



