Kompania Apple po planifikon të fillojë të shesë pjesë, vegla dhe të ofrojë udhëzime se si të riparohen produktet e Apple në shtëpi, pa pasur nevojë që përdoruesit t’i dërgojnë ato në një dyqan riparimi. Apple planifikon të fillojë me iPhone 12 dhe 13, të ndjekur nga Mac me çipa M1. Në fillim do të mund të zëvendësoni ekranin, baterinë dhe kamerën e iPhone duke përdorur pjesë nga Apple, me opsione të tjera që do të vijnë më vonë.
Ky është një ndryshim i madh nga Apple, që historikisht ka qenë kundra çdo lloj riparimi që bëhej jashtë dyqaneve të Apple.
Apple e quan programin “Riparimi me vetë-shërbim” dhe do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm në SHBA dhe më pas do të zgjerohet në vende të tjera. Kompania thotë se programi është menduar vetëm për “teknikët individualë me njohuri dhe përvojë për të riparuar pajisjet elektronike” dhe se shumica e klientëve duhet ende të shkojnë te një profesionist. Por Apple të paktën tani po ofron një opsion për klientët që e dinë se mund të rregullojnë vetë një problem në telefonin e tyre.
Ndryshimi gjithashtu ndihmon për të futur më tej Apple në procesin e riparimit. Kompania tashmë ka një program për të shitur pjesë “të vërteta” te dyqanet e riparimit të palëve të treta dhe nga kjo tashmë do të përfitojnë edhe klientët dhe kjo do të ndihmojë që në pajisjet Apple të mos ketë pjesë që nuk janë të kompanisë.
Elizabeth Chamberlain, drejtoresha e iFixit, burimi kryesor për pjesët dhe udhëzimet e riparimit DIY(Do It Yourself) tha se janë të lumtur për këtë risi por ka diçka që duhet të ndryshojë.
“Vendimi i Apple është i drejtë pasi të gjithë kanë të drejtë të riparojnë telefonin por kufizimi që çdo pajisje duhet të blihet në kompaninë e tyre është jo i drejtë”, tha ajo.
Apple thotë se planifikon të shesë “shumë pjesë dhe vegla individuale”. Kompania do të ofrojë gjithashtu manuale riparimi që klientët mund t’i shikojnë përpara se të blejnë pjesët.
Çmimi për pjesët dhe veglat nuk është shpallur. Apple thotë se klientët mund të marrin një “kredi riciklimi” për kthimin e pjesës së tyre të përdorur pas përfundimit të një riparimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



