Futboll

Apolonia hyn në histori me të rinjtë, kalon në turin e dytë të Championsit

Gazeta Si – Apolonia ka shënuar sot një rezultat historik. Klubi fierak e ka shkuar historinë me ekipin e të rinjve, që është kualifikuar për në turin e dytë të Ligës së Kampionëve për të rinj.

Apolonia U-19 mundi sot kazakët e Astanës U-19, me rezultatin 3-1. Ndeshja u luajt në stadiumin “Loni Papuçiu”, ku tifozeria fierake i dha një dorë skuadrës së drejtuar nga trajneri Bledar Borova, duke e mbështetur gjithë kohën.

Formacioni i Apolonise ndaj Astanes. Gazeta Si, 5 tetor 2022

Maksuti shënoi dy golat e parë për Apoloninë dhe më pas Kurti thelloi rezultatin. Kundërshtari shënoi vetëm golin e nderit në këtë ndeshje. Në turin e dytë të Ligës së Kampionëve për të rinj Apolonia do të ndeshet me kroatët e Hajduk Split.

Kundërshtari i radhës është shumë më i fortë. Ndeshja e parë do të luhet në Fier, më 26 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit në Kroaci, më 2 nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë