Kryeministri Edi Rama ka sqaruar procedurat për aplikimin online në e- Albania për kartat ID dhe pasaporta që do të ofrojë lehtësime dhe heqjen e radhëve duke përgjysmuar kohën.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se aplikimi bëhet tek Platforma Qeveritare e Ndërveprimit në e-Albania. Ai sqaron se Policia ka 2 afate sa i përket verifikimeve, për ato me procedura normale 8 ditë, për ato të përshpejtuara 24 orë.
Më tej kryeministri shpjegon se qytetari njoftohet me e-mail pas këtyre verifikimeve për orarin kur duhet të paraqitet për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse.
“Karta ID apo Pasaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania. Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar. Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID-19”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




