Qeveria ka vendosur të hapë aplikimet për dëmshpërblimin e banorëve që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Hapja e aplikimeve ka bërë që para prefekturës të dynden më shumë se 2 mijë banorë nga lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilët nuk kanë mundur dot të aplikojnë dhe të marrin dëmshpërblim pas dëmeve që kanë pësuar banesat e tyre nga tërmeti.
Banorët thonë se e kanë mësuar pothuajse rastësisht që do të hapeshin aplikimet dhe një pjesë e tyre nuk kanë arritur të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë dëmshpërblimet.
Ndërsa një pjesë tjetër thonë se janë emigrantë dhe për shkak të pandemisë nuk janë bërë dot pjesë e procesit.
Prefektura është rrethuar nga policia, por është e pamundur ruajtja e distancave dhe respektimi i masave anti COVID.
Të shumtë janë qytetarët që ankohen duke thënë se aplikimi për një ditë është krejtësisht i pamundur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



