Pothuajse të gjithë aplikantët për viza amerikane do të duhet të paraqesin detajet e mediave të tyre sociale sipas rregullave të miratuara rishtazi. Rregullorja e Departamentit të Shtetit thotë se njerëzit do të duhet të paraqesin emra të mediave sociale adresat e emailit dhe numra telefoni. Kur u propozua vitin e kaluar, autoritetet vlerësuan se propozimi do të ndikonte 14.7 milionë njerëz në vit. Disa aplikantë diplomatik dhe zyrtar do të përjashtohen nga masat e reja. Megjithatë, njerëzit që udhëtojnë në SHBA për të punuar ose për të studiuar do të duhet të dorëzojnë informacionin e tyre.
“Ne jemi vazhdimisht duke punuar për të gjetur mekanizma për të përmirësuar proceset tona të shqyrtimit për të mbrojtur qytetarët amerikanë, duke mbështetur udhëtimin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Më parë, vetëm aplikantët që kishin nevojë për verifikime shtesë, siç janë njerëzit që vinin nga vendet e kontrolluara nga grupet e terroristëve duhet ti dorëzonin këto të dhëna.
Çdokush që gënjen për përdorimin e tyre të mediave sociale mund të përballet me “pasoja serioze të emigracionit”, sipas një zyrtari që foli në “The Hill”. Administrata Trump fillimisht propozoi rregullat në mars 2018. Në atë kohë, Bashkimi Amerikan i Lirive Civile – një grup i të drejtave civile – tha se “nuk ka dëshmi se një monitorim i tillë i mediave sociale është efektiv apo i drejtë”, dhe tha se kjo do të shkaktonte njerëzit që vetëcensuroheshin në internet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




