Drejtësia

Apeli për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit caktohet në 19 nëntor

Gazeta Si – Apeli i Posaçëm ka caktuar datën 19 nëntor ora 10:00 për seancën e radhës ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pasi të dy kanë ankimuar masat e sigurisë.

Ish-presidenti i vendit është me masë sigurie “arrest në burg”, ndërsa Kryemadhi me masë detyrim paraqitje.

Konkretisht akuzohen nga SPAK për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion në lidhje me hetimet për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA, lobimin në SHBA të LSI si dhe mosdeklarimin e shumave monetare për ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje është lënë në arrest shtëpie Pirro Xhixho dhe detyrim paraqitjeje Ema Çoku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë