Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, e cila kërkoi heqjen e masës së sekuestros për llogaritë e saj bankare, pas akuzave të SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Apeli i GJKKO-së mori vendimin për të lënë në fuqi masën e sekuestros të vendosur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj çiftit Veliaj.
Sipas SPAK, Xoxa dhe Veliaj dyshohet se kishin ngritur një skemë të mirëmenduar për të përvetësuar fondet e Bashkisë Tiranë.
Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, Ajola Xoxa mund të bëjë rekurs kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.