Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 11 vite burg Bardh Hotin, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në vjedhje në Francë.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 7 vjet e 4 muaj burg.
Hoti, i njohur edhe me emrat Fatbardh Hoti, Fatbardh Daci dhe Bardh Daci, u fajësua për akuzat “Vjedhja”; “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, vepra të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “grup kriminal”.
Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




