Drejtësia

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së telefonit

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebshkiakut Erion Veliaj për kthimin e celularit që iu sekuestrua në momentin e arrestimit.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësimin e masës. Në këtë seancë, SPAK paraqiti rezultatet e hetimeve dymujore.

Pritet që avokatët e Veliajt do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës se Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posacme të Apelit që u dha në 13 mars.

Prej më shumë se dy muajsh, kryebashkiaku mbahet në paraburgimin e Durrësit nën dyshimin se ka kryer 2 vepra penale, korrupsion pasiv në 9 raste si dhe pastrim parash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë