Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e dhënë nga Shkalla e Para për aferën e inceneratorit të Fierit, duke e rikthyer për gjykim me një trupë tjetër gjykuese.
Mësohet se Apeli nuk ka dhënë argument pse e mori një vendim të tillë, por në raste të tjera, vendimet prishen për shkelje procedurale.
Për këtë dosje, Gjykata e Shkallës së Parë, shpalli fajtor ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe e dënoi me gjykim të shkurtuar me 6 vite e 8 muaj burg. Edhe ish-deputeti i PS, Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.
Në pretencën e dhënë nga prokurori i SPAK, thuhet se ish-ministri Koka, ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet për të favorizuar kompaninë fituese.
Ndërsa ish-deputeti Bllako sipas SPAK, ka marrë 14 milionë lekë. Për pronarin e kompanisë Klodian Zoto, SPAK deklaroi se ai ka përfituar 4 milionë euro në mënyrë abusive për shërbimet që nuk janë kryer.
Gjykata e Posaçme caktoi edhe dënime plotësuese që të mos ushtrojnë funksione publike dhe të mos jenë drejtues kompanish për 10 të dyshuarit, që u dënuan me burg ose shërbim prove.
Klodian Zoto, i cilësuar si truri i inceneratorëve u dënua me 12 vite burg. Ai mori pafajsi për 3 rastë të korrupsionit aktiv ndërsa për një rast u dënua me 2 vite burg. Zoto nëse arrestohet dihet që të kryer 8 vite burg.
Gjykata e Posacme si rrallë herë ka dhënë 3 pafajsi. Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj, u shpallën të pafajshëm nga gjykata. Shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, që ftoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e akuzuar si person juridik u shpall e pafajshme.
VENDIMET E GJKKO
Lefter Koka – 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj
Alqi Bllako – 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj burg
Loran Dusha – 7 vite, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
Arbër Denizi – 7 vite, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
Erjon Murataj – 3 vite, me gjykim të shkurtuar 2 vite burg
Arben Dervishi – Fiton pafajësi
Arjola Kodra – Fiton pafajësi
Juri Imeraj – Fiton pafajësi
Florian Muçaj – Lirohet, i mbaron denimi
Azem Shatëri – Lirohet, i mbaron dËnimi
Gentian Zilfa – 4 vite shërbim prove
Regam Merdani – 4 vite shërbim prove
Sabina Canameri – 4 vite shërbim prove
Azem Shatëri – 4 vite shërbim prove
Pëllumb Abeshi – 4 vite shërbim prove
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.