Gazeta Si- Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për konfiskimin e disa pasurive të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.
Vendimi i Apelit, i formës së prerë, kalon në llogari të shtetit një sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë – Vlorë; si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin-Lezhë, dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, dhe tre apartamente me sipërfaqe 60.36 m2, 67.35 m2 dhe 51.35 m2.
Zenelaj u largua nga Gjykata e Lartë para nisjes së procesit të vetingut, por ndaj tij nisi një hetim nga SPAK më pas për “fshehje pasurie”. Pasuritë e konfiskuara rezultojnë të pa justifikuara në burime të ligjshme financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




