Gazeta Si – Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar vendimin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zelelaj i cili ishte dënuar me 6 muaj burg për fshehje të pasurisë.
Sipas vendimit të sotëm të Apelit, Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike, pasi akuzohet për fshehje, mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë. Atij i janë sekuestruar disa pasuri kryesisht apartamente dhe troje.
Apeli ka lënë në fuqi fajësinë, por ka ndryshuar dënimin alternativ nga Shërbim Prove në punë në interes të publikut.
Sipas Apelit, ish-gjyqtarini i lartë duhet të kryejë 100 orë punë të pa paguar në interes të publikut brenda 6 muajve të ardhshëm.
Guxim Zenelaj dha dorëheqjen në vitin 2019 duke u larguar nga sistemi, teksa KPK e përjashtoi atë për 15 vite në vendimin që i ndërpreu procesin e vetingut.
Hetimet për të nisën pas kallëzimit të bërë nga një avokat për disa gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.