Kombetarja

Apeli i Gjimshitit: Short i vështirë për Shqipërinë, luftë për çdo pikë!

Një koment për shortin e Ligës së Kombeve ka dhënë së fundi edhe Berat Gjimshiti, një nga titullarët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare. Për faqen e FSHF-së, ashtu si Berisha dhe Gjasula, edhe lojtari i Atalantës është shprehur me optimizëm, edhe pse pranon vështirësitë.

Apeli i Gjimshitit është që kuqezinjtë të luftojnë fort për çdo pikë dhe të konfirmojnë rritjen si skuadër. “Për mendimin tim, shorti i Ligës së Kombeve është i vështirë për Shqipërinë, por them se do të na dhurojë emocione të bukura sa u përket sfidave që do të kemi, sepse do të përballemi me skuadra shumë të forta.

Mbrojtesi kuqezi, Berat Gjimshiti. Gazeta Si, 20 dhjetor 2021

Objektivat duhen përcaktuar me kalimin e kohës, është e rëndësishme që të luftojmë për çdo pikë në këtë grup dhe të tregojmë vlerat tona, të konfirmojmë edhe një herë rritjen e Kombëtares shqiptare në kohët e fundit”, – ka theksuar mbrojtësi Berat Gjimshiti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë