Apeli Administrativ arsyeton vendimin që ktheu për të dytën herë në garën për në Gjykatën Kushtetuese Zhaklina Peton.
Apeli vlerëson se KED nuk ka zbatuar detyrat e lëna nga vendimi i parë i Apelit Administrativ, që po ashtu riktheu në duart e KED Peton.
Sipas Apelit, përveç njoftimit të akteve, sipas procedurës, KED duhet të bënte hetim të thelluar për faktin se ILDKP ka pasur dy konkluzione të kundërta për Peton.
Vendimi i është përcjellë KED-së.

Ky rikthim në garë i Petos, komplikon më shumë procedurat me kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.