Ka ndodhur

Apartamenti në Shkozë përfshihet nga flakët, zjarrfikësit evakuojnë banorët

Nga Gazeta ‘Si’- Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45, një zjarr ra në katin e tretë të një pallati në zonën e Shkozës.

Raportohet se nga ky incident pati vetëm dëme materiale, ndërsa për shuarjen e tij u angazhuan rreth 30 forca zjarrfikëse që ndihmuan edhe në evakuimin e banorëve të pallatit.

Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

“Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë