Nga Gazeta ‘Si’- Policia ka arrestuar dy shtetase nga Kolumbia pasi morën një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e shfrytëzonin për ushtrim prostitucion.
Gjatë kontrollit në apartament u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe valutë, tre aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta SIM.
Gjithashtu, për veprën penale “Prostitucioni”, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi shqiptar E. M., 22 vjeç, banues në Burrel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




