Ka ndodhur

Apartamente, automjete dhe shuma të mëdha parash, sekuestrohen pasuritë e 36-vjeçarit në Fier

Gazeta Si – Policia e Fierit ka sekuestruar disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit me inicial A.M, në Fier, i cili dyshohet se i kishte krijuar nga aktiviteti kriminal.

Në kuadër të operacionit “Real estate” u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të shtetasit A. M., 36 vjeç.  

Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.     

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë: 

•2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier; 

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim  në Tiranë; 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë