Pas hedhjes së shortit në Nion shpërthyen menjëherë polemikat. E gjitha kjo, sepse është bërë një gabim me goglën e Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid bëri direkt rekurs. Në këtë situatë, shorti do të hidhet sërish në orën 15:00.
Një situatë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë. Gafa e UEFA-s, – që hoqi Atletikon e Madridit dhe vendosi Vilarrealin si kundërshtar të mundshëm të Mançester Junajtid, ndërkohë që dy skuadrat ishin në të njëjtin grup dhe sipas rregullores nuk mund të përballen , – ka bërë që shorti të përsëritet në orën 15:00.
Ka pasur shumë konfuzion, sepse Real Madrid ka kërkuar që edhe në shortin e ri do të mos ndryshojë përplasja e tij me Benfikën. Atletiko, pas shortit duhej të ndeshej me Bajernin, por shorti i ri mund t’ia lehtësojë ndoshta pak punën. Një gafë e bujshme kjo nga UEFA, ndërkohë që më të djegurit janë Juventusi dhe Interi, që do të luanin ndaj Sportingut dhe Ajaksit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




