Nga Gazeta ‘Si’-Të enjten nuk do të zhvillohet seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Kuvendi njoftoi se seanca e kësaj të enjteje do të shtyhet për në datën 17 tetor.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit”.
Ditën e enjte, në Tiranë do të vijë Presidenti i Turqisë në një vizitë zyrtare, i cili do të takohet me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ndërsa pasdite do të përurojë xhaminë e Namazgjasë.
Kujtojmë se opozita kishte paralajmëruar se do të vijonte aksionin e saj nesër në Kuvend, duke bllokuar punimet e seancës.
Në seancë pritej të Konstituohej Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.