Eurosong është anuluar si pasojë e pandemisë Covid-19. Festivali që pritej të mbahej në Rotterdam më 16 maj, do të mbahet në të njëjtin vend, thjesht 12 muaj më vonë.
“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë anulimin e “Eurovision Song Contest 2020” në Rotterdam. Gjatë javëve të fundit ne kemi shikuar shumë mundësi alternative për të vazhduar Eurosongun. Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën – dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Holandeze – Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) ka marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdohet ngjarja live siç ishte planifikuar”, deklaroi EBU.
“Jemi shumë krenarë që Eurovision Song Contest ka bashkuar audiencën çdo vit, për 64 vitet e fundit dhe ne, si miliona fansa në të gjithë botën, jemi jashtëzakonisht të mërzitur që nuk mund të zhvillohet në maj. EBU, NPO, NOS, AVROTROS dhe Qyteti i Roterdamit do të shprehen në lidhje me mbajtjen e Eurovisionit në 2021. Ne do të donim të nderojmë gjithë ekipin e transmetuesit pritës në Holandë dhe 41 anëtarët tanë që kanë punuar kaq shumë në planifikimin e ngjarjes së këtij viti. Ne të gjithë jemi të dëshpëruar që Eurovizioni nuk do të jetë në gjendje të vihet në skenë në maj, por e gjithë familja e Eurovizionit, në të gjithë botën, do të vazhdojë të sigurojë dashuri dhe mbështetje për njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e EBU.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.