Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për media e ka cilësuar si antikushtuestues vendimin e kryetares së Kuvendit për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
“SPAK ka kërkuar me shpresë ‘heqjen e imunitetit’ për Bllakon. Kjo është një kërkesë brenda kornizës procedurale, pas kësaj kërkesë ka pasur, nga kryetarja e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit, sot ora 18:00, në mënyrë të habitshme, edhe për ne deputetët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, në e-mail, erdhi një njoftim, sipas së cilit Kuvendi në mënyrën më anti- ligjore, vendosi anulimin e mbledhjes.
E çuditshme, në shkelje të Kushtetutës e rregullores. Është Këshilli që vendos dhënien e autorizimit, ose jo, pra heqjen e imunitetit ose jo. Pa këtë përgjigje ka një mungesë, një mangësi. Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se ngelet pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK”, tha Alibeaj.
Alibeaj thotë se PD ka depozituar kërkesën e firmosur nga 5 deputetë përfshirë edhe vetë atë dhe bashkë me prokurorinë në orën 18:00 pret përgjigjen e Këshillit të Mandateve.
“Nga ana jonë është paraqitur një kërkesë e protokolluar për sot që ka për objekt kërkesën për thirrjen e këshillit, e nënshkruar nga 5 deputetë. Salianji, Bardhi, Bardeli, Korreshi dhe Alibeaj. Rregullorja e Kuvendit thotë se këshilli mblidhet ose me kërkesë të kryetares së kuvendit, këtë të drejtë e kanë anëtarët. E kemi bërë këtë kërkesë sepse në orën 18:00 prokuroria pret përgjigje nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pret që ky kuvend të shqyrtojë kërkesën, të lejojë dhënien e autorizimit dhe vazhdimin e procedimit. Vetëm në këtë mënyrë kuvendi nuk bëhet pengesë për hetimet. Tregohet detyrimi ligjor që drejtësia të bëhet. Ne kemi bërë kërkesën dhe presim bashkë me prokurorët që sot në orën 18:00 të jemi në sallë për të bërë detyrën tonë.
Deputeti ka të drejtë të mos shprehet nëse do të jetë prezent. Deputetët kanë të drejtë të kërkojnë informacion dhe të marrin sqarime që të jenë në gjendje për të vendosur për dhënien e autorizimit. Nëse këshilli do të mblidhet ka disa çështje që duhet të sqarohen të cilat kanë dalë publikisht në bazë të punës së Komisionit Hetimor”, u shpreh Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.