Politike

Antonio Costa takon sot liderët e Ballkanit Perëndimor. Ul në një tryezë Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa do të takojë sot liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Costa do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama në orën 16:00 dhe më pas me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickovski.

Sipas agjendës, ai do vijojë takimet më vonë me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në darkë, në orën 20:00, Costa do të zhvillojë një darkë informale me liderët.

Kurti, Vuçiç dhe Rama do të ulen në një tryezë pas zhvillimeve të reja në veri të Kosovës, ku qeveria e Kurtit akuzon Serbinë pas shpërthimit terrorist mbi kanalin Ibër-Lepencë, në Zubin Potok.

Në një reagim, Rama kërkoi nga Brukseli heqjen e masave ndaj Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë