Kanadaja priti jo vetëm një garë të paharrueshme në “Circuit Gilles-Villeneuve” në “Montreal por edhe statistika interesante gjithashtu. Gara u mbyll nën regjiminin e makinës së sigurisë pas betejës mes pilotëve të McLaren, por edhe më herët nuk kishin munguar ngjarjet dhe faktet për tu veçuar…
• “Canadian Grand Prix” ishte mbyllur vetëm dy herë më parë nën regjimin e “Safety Car” në vitet 1999 dhe 2014.
• Russell arriti fitoren e 4 në karrierë dhe u bë piloti i 4 që fiton një garë këtë sezon.
• Mercedes realizoi fitoren e 5 në Montreal, të parën nga një pilot tjetër përveç Lewis Hamilton.
• Russell u ngjit për të 5 herë në podium, 1 më shumë se tërë vitin 2024.
• Russell u bë fituesi i 9 rradhazi në “Canadian Grand Prix” që niset nga rradha e parë.
• Max Verstappen u rendit në vendin e 2 duke ndërprerë serinë e fitoreve rradhazi në “Canadian Grand Prix” në 3.
• Verstappen reduktoi diferencën me Oscar Piastri-n në 43 pikë.
• Red Bull është 4 gara larg rekordit të Ferrari-t që ka rritur në zonën e pikëve në 81 gara rradhazi.
• Russell dhe Verstappen u renditën në dy vendet e para për të 3 herë. Por kjo ishte gara e parë që u fitua nga Russell (pas Belgjikës në 2021 dhe Holandës në 2022).
• Me vendin e 3 për Mercedes, Kimi Antonelli (18 vjeç e 294 ditë) u bë piloti i 3 më i ri që ngjitet në podium pas Max Verstappen dhe Lance Stroll.
• Antonelli është italiani i parë që ngjitet në podium pas Jarno Trulli-t në “2009 Japanese Grand Prix”.
• Mercedes rimori vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve pasi e humbi atë në favor të Ferrari-t në Spanjë.

• Oscar Piastri në vendin e 4 i dha fund serisë së garave rradhazi në podium në 8 (një më pak se rekordi i McLaren me Lewis Hamilton në vitin 2007).
• Piastri rriti diferencën ndaj Lando Norris në 22 pikë.
• Incidenti Piastri-Norris ishte një përsëritje e atij mes Lewis Hamilton dhe Jenson Button (sërish te Mclaren) në “2011 Canadian Grand Prix”.
• Charles Leclerc u rendit i 5 duke fituar për të 9 nga 10 gara duelin në Ferrari me Lewis Hamilton.
• Hamilton u rendit në vendin e 6 duke mos arritur asnjëherë në podium në 10 gara, për të parën herë në karrierën 19 vjeçare në Formula 1.
• Vendi i 7 për Fernando Alonso-n dhe Aston Martin do të thotë se spanjolli po merr pikë rradhazi pasi nuk ja doli ta bënte diçka të tillë në 8 garat e para.
• Kick Sauber dhe Nico Hulkenberg u renditën në vendin e 8 për të 3 herë këtë sezon.
• Hulkenberg është piloti i parë i Sauber që merr pikë rradhazi pas Valtteri Bottas (Mexico/Sao Paulo 2022).

• Me vendin e 9, Esteban Ocon realizoi klasifikimin më të mirë të Haas në Montreal në garën e 200 për amerikanët në F1.
• Ishte gara e 4 që Ocon arriti në zonën e pikëve këtë sezon.
• Williams dhe Carlos Sainz e mbyllën në vendin e 10 duke hyrë në zonën e pikëve për të 5 herë në 6 garat e fundit.
• Norris nuk arriti në podium për të parën herë nga Austria e një viti më parë.
• Liam Lawson nuk përfundoi garën e 3 për Racing Bulls.
• Williams dhe Alex Albon nuk mbyllën garën e dytë rradhazi pas asaj të Spanjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.