Lojëra me Dore

Anton Qafarena fiton Superkupën e Ukrainës, shpallet më i miri i finales

Anton Qafarena, volejbollisti shkodran i Kombëtares shqiptare që këtë sezon luan në Ukrainë, me VC Barkom-Kazhany, ka treguar vlerat e tij në finalen e Superkupës. Skuadra e tij fitoi 3-0 ndaj Volleyball Club Zhytychi, ndërsa Qafarena është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, me 19 pikë të shënuara.

Volejbollisti shqiptar ka lënë shenjën e tij në këtë finale, duke fituar si në nivelin ekipor, ashtu edhe atë individual. Falë përvojës së tij, Qafarena ka qenë vendimtar në suksesin e VC Barkom-Kazhany. Ai synon që në Ukrainë të fitojë edhe titullin kampion.

Anton Qafarena pas finales. Gazeta Si, 28 dhjetor 2020

“Në kampionat kemi vetëm fitore deri tani, por kemi 5 ndeshje më pak, sepse muajin e kaluar ekipi ynë ishte në karantinë dyjavore, ngaqë disa lojtarë dolën pozitiv me Covid-19. Mendoj se po shkojmë drejt suksesit të titullit kampion”, – ka thënë Qafarena për “Veriu Sport”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë