Deri sot, njerëzit që vuajnë nga migrena janë trajtuar duke përdorur ilaçe të zhvilluara për të trajtuar sëmundje të tjera të tilla si depresioni, ilaçe të karakterizuara nga një efektivitet i moderuar, por ndonjëherë i ngarkuar me efekte anësore të patolerueshme.
Por kohët e fundit, armatura në dispozicion të specialistëve të migrenës është pasuruar me një qasje terapeutike inovative që përfshin përdorimin e antitrupave monoklonalë të zhvilluar artificialisht të drejtuar kundër një molekule të veçantë të njohur si Cgrp (Peptidi i lidhur me Gjenin e Kalcitoninës) i cili kur prodhohet tepërt nga trupi ynë mund të shkaktojë inflamacion dhe mendohet që luan një rol themelor në gjenezën e sëmundjes. Ky trajtim revolucionar ka çuar në një mënyrë të re të trajtimit të sëmundjes, sepse ajo është në gjendje të veprojë në shkaktarin e migrenës dhe për këtë arsye arrin ta parandalojë atë. Për më tepër, marrja e medikamentit bëhet vetëm një herë në muaj.
Migrena shfaqet si një dhimbje e fortë që zgjat orë ose ditë; ndonjëherë shoqërohet me të vjella dhe marrje mendsh. Migrena është identifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja që prek më së shumti grup moshën midis 20 dhe 50 vjeç.
Sipas Agjencisë Italiane të Barnave njerëzit që konsiderohen të përshtatshëm për trajtim me antitrupa monoklonalë janë pacientë të rritur. Agjencia ka shkruar se trajtimi duhet të zgjasë 12 muaj në mënyrë që të shihet efikasiteti afatgjatë.
Ekspertët kanë shkruar se ky trajtim jo vetëm që i lejon njerëzit që vuajnë të marrin frymë, por çliron edhe mjekët nga ndjenja e pafuqisë për të kuruar një sëmundje. /La Repubblica/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



