Futboll

Antisportivitet, ‘Fair Play’ dhe Superliga, Juventusi rrezikon shumë edhe në Europë

Gazeta Si – UEFA është në pritje të zhvillimeve të hetimit për pagat, që vë në rrezik akordin për ‘Fair play’-in financiar të shtatorit.

Mbi Juventusin, pas dënimit me 15 pikë minus në kampionat, rri një tjetër hije kërcënuese. UEFA e konsideronte çështjen e plusvalencave elementin më pak të rëndë të hetimit, sepse të fiksosh vlerën e një futbollisti nuk është një veprim matematikor. Furtuna e Federatës Italiane të Futbollit e ka surprizuar Nionion dhe është e paevitueshme që ai të mos marrë vendime europiane.

Ish-drejtuesit e Juventusit, te denuar se fundi ne Itali. Gazeta Si, 22 janar 2023

UEFA pret zhvillimet nga hetimi për pagat, elementi më i rrëzikshëm që vë në diskutim akordin e ‘Fair play’-it financiar. Kjo do të thotë se komplikohet edhe më tepër rruga drejt Kupave të Europës për bardhezinjtë. Sanksionet e mundshme të UEFA-s do t’i përkisnin sezonit të parë që Juventusi kualifikohet në fushë.

Dhe gjithçka ndodh në një skenar konfliktual si ai i Superligës. UEFA nuk do hakmarrje, por edhe tolerime nuk mund të bëjë. Një ndryshim sjelljeje nga drejtuesit e rij të klubit do ta bënte më pak të ashpër skenarin.

Sentenca federale është një pengesë serioze për kupat ’23-24. Juventusi i ka numrat për të rikuperuar -15 pikë në klasifikim për të zënë një vend në Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës apo Ligën e Konferencës. Nëse llogaritë dalin në rregull, fiton të drejtën e licencimit nga UEFA.

Juventusi në stërvitje para nje ndeshjeje europiane. Gazeta Si, 22 janar 2023

Por Nioni mund të marrë masa edhe për “veprime antisportive”, që dalin nga përgjimet dhe që sollën stuhinë e fundit. Në këtë drejtim Nioni mund të vendosë për një tjetër ndëshkim. Dhe kuptohet, tjetër gjë është të humbasësh Ligën e Kampionëve dhe tjetër gjë të humbasësh Ligën e Europës apo të Konferencës.

Pastaj është çështja e pagave, me rrezikun e pagesave në të zezë. Kjo është edhe çështja më e rrezikshme për Juventusin, sepse futet te ‘Fair play’ financiar. Në shtator klubi bardhezi bëri një pakt me UEFA-n, në shkëmbim të një gjobe prej 3.5 milionë eurosh, limitim të grupit në 23 lojtarë dhe merkatos.

Nëse nuk hyn në parametrat e duhur brenda tri vjetësh, gjoba shkon në 23 milionë euro dhe klubi rrezikon një vit përjashtim nga kupat. Nëse provohet sjellja mashtruese e klubit, pra komunikimi i shifrave false për të rregulluar defiçitin, pasojat do të ishin shumë më të rënda për Juventusin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë