Politike

Antikorrupsioni me letra, një tjetër draft i propozuar nga qeveria  

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi përpara 30 institucioneve shtetërore draftin për Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 duke çelur një seri Konsultimesh Publike që do të vijojnë me grupe të ndryshme interesi në ditët në vijim. Strategjia vjen në një kohe kur korrupsioni mbetet problemi kryesor në sondazhe dhe vepra penale më e shpeshte e hetuar nga SPAK

Qëllimi i Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, është që përmes një qasje të trefishtë të bazuar në parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim të adresojë sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit.

Kjo strategji ka në fokus të veçantë sektorët vulnerabël ndaj korrupsionit, përfshirë prona, shëndetësi, tatime, dogana, dhe arsim.

Synimi i Strategjisë është të ofrojë një kuadër të përmirësuar ndjeshëm të koordinimit të të gjithë institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit.

Sipas saj, për herë të parë Strategjia shtrihet dhe zbatohet dhe ndaj institucioneve të qeverisjes vendore dhe ka në fokus gjithashtu promovimin e integritetit në sektorin privat. Krahas, vëmendjes së shtuar të edukimit me etikën dhe integritetin me të gjithë zyrtarët publik, kjo strategji synon rishikimin e të gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar me qëllim, edukimin me kulturën e integritetin që në moshë të hershme tek fëmijët dhe të rinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë