Lojëra me Dore

Ankth për Nadal, me paterica pas fitores në Roland Garros

Gazeta Si – Kampioni spanjoll, Rafael Nadal, është filmuar duke ecur me paterica, duke shkaktuar ankth te fansat e tij. Vazhdojnë problemet me këmbën e majtë, me sa duket.

Pas fitores së 14-të në po kaq finale në Roland Garros, Nadal ka pasur nevojë për paterica për t’u kthyer në shtëpi. Ai është kapur nga telekamerat e ‘La Sexta’ në Barcelonë, pas një vizite te doktor Kotorro.

Nadal ka nevojë të rehabilitojë këmbën e majtë, që i jep shumë dhimbje. Kampioni spanjoll është dukur qartë në vështirësi. Një situatë që ka shkaktuar ankth për fansat e tij dhe botën e tenisit. Gjithsesi, ai nuk është kursyer për të dhënë autografë.

Mëngjarashi nuk ka njoftuar ende zyrtarisht, nëse do të marrë pjesë apo jo në turneun e Uimbëlldonit, që nis më 27 qershor.

Nadal me trofeun e Roland Garros. Gazeta Si, 8 qershor 2022

Imazhet flasin qartë në fakt. Rafael Nadal lufton kundër sindromit ‘Muller-Weiss’ që prej fillimit të karrierës. Dhimbjet e kanë detyruar të heqë dorë nga turne të ndryshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë