Drejtësia

Ankimuan masat e sigurisë, Meta e Kryemadhi në Apelin e GJKKO. Ish-kryetarja e LSI me dosje në duar

Gazeta Si - Në Gjykatën e Posaçme të Apelit zhvillohet këtë të martë seanca për shqyrtimin e ankimit të bërë nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Pasi ka mbërritur e para në GJKKO, Kryemadhi është shfaqur para mediave me humor dhe me dosje në duar, ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë.

“U mësuam tani”, dëgjohet ajo t’u thotë gazetarëve që i kërkojnë një koment për paraqitjen e saj sot në gjykatë.

Ish-presidenti Meta është me masë sigurie arrest në burg, ndërsa Kryemadhi me masë detyrim paraqitje. Të dy i kanë ankimuar masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre, duke kërkuar lirinë.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në të shkuarën janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Prokurorët e Posaçëm argumentojnë se hetimet treguan se ata kishin përdorur pushtetin për favorizime të njerëzve të tyre dhe kishin marrë prej tyre vlera monetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë