Financa Personale

Anketa, tërmeti uli konsumin familjar në Durrës, në rang vendi shqiptarët kanë konsumuar më shumë gjatë 2019-ës

Shqiptarët vijojnë që shpenzimet më të mëdha ti bëjnë për ushqime

Shpenzimet për konsum të familjeve shqiptare janë rritur gjatë vitit 2019 krahasimisht me vitin paraardhës, por jo për të gjithë qarqet.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2019, familjet në qarkun e Tiranës kanë bërë shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një famiolje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 98.402 lekë në muaj. Pas qarkut të Tiranës, janë Korça me 82.224 lekë dhe Fieri me 79.620 lekë në muaj për familje. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Dibrës me 67.805 dhe i Elbasanit me 68.903 lekë në muaj për familje.

Në rang vendi një familje prej 3,7 personash shpenzon në muaj 82.235 lekë. Totali i shpenzimeve për konsum është 63,5 miliardë lekë në muaj për 771.600 familje.

Rritja e shpenzimeve për konsum familjar gjatë vitit 2019 ka ardhur si pasojë e rritjes së zërit

Familjet dibrane kanë patur rritjen më të madhe të shpenzimeve me 12,3 %, ndjekur nga qarku i Fierit me 9,2 %.

Qarku që ka pësuar ulje të shpenzimeve për konsum më shumë është: Durrësi me 1,6 % që vuajti pasojat e tërmetit.

Sipas INSTAT rritjen në rang kombëtar të shpenzimeve për konsum e ka shkaktuar rritja e zërit turizëm në grupin e “Art dhe Kulturë”. Në të njëjtën kohë, familjet kanë ulur shpenzimet për transport.

Shpërndarja e shpenzimeve mesatare të konsumit sipas tipit të NjEF, 2019

 Në 2019, në NjEF-të e përbëra nga një person i vetëm, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 44,8 %, krahasuar me tipet e tjera. Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të NjEF- ve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4 %. Në NjEF-të e përbëra nga tri ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë në varësi pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë krahasuar me tipet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë