Biznes

Anketa: Miku, ‘çelësi’ për të gjetur punë në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’ – ‘Puna me mik’ mbetet ndër format më të përhapura e punësimit në Shqipëri, të paktën sipas shifrave të fundit.

20% e shqiptarëve pranojnë për Barometrin e Ballkanit se çelësi kryesor për të gjetur punë në Shqipëri është “njohja e njerëzve të duhur”. 27% mendojnë se është arsimimi dhe vetëm 15% aftësitë.

Një pyetësor i ngjashëm është kryer edhe me bizneset, ku 75% e tyre tregojnë se mënyra më e shpeshtë për të punësuar dikë është kontakti personal. Kjo është norma më e lartë ndër të gjitha vendet e tjera të rajonit. 36% e bizneseve përdorin, publikimin e njoftimeve dhe 22% agjencitë e punësimit. Fenomeni i marrjes së punonjësve direkte nga shkolla është pothuajse inekzistent sipas anketës me biznesin.  

Barometri që kryhet nga RCC, bëhet me një grup të caktuar njerëzish dhe biznesesh nga vendet e Ballkanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë