Financa Personale

Anketa/ Familjet shqiptare preferojnë t’i kenë borxh miqve dhe jo bankës

Nga Gazeta ‘SI’ – Familjet shqiptare preferojnë të marrin hua tek të afërmit më shumë se sa te bankat.

Kështu tregojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë, ku ndonëse vërehet një rritje e kreditimit nga institucionet financiare, dominon borxhi i marrë “në dorë”.

50% të rasteve familjet kanë marrë borxh tek të afërm në formën e parave në dorë apo në formën e mallit të papaguar dhe në 44% të rasteve në banka, sipas anketës së gjashtëmujorit të dytë të vitit 2024.

Sipas qëllimit për çfarë është marrë borxhi, 42% e huamarrësve thonë për blerje/riparim prone, 34% për biznes dhe 21% për konsum.

Ngarkesa e borxhit për familjet në 84% të rasteve është më pak se 30% e të ardhurave mujore, në 16% të rasteve e kalon dhe për 2% të tyre borxhi kalon më shumë se 70% të të ardhurave.

Depozitat dhe/ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, për 61% të familjeve të anketuara, por me një rënie të lehtë nga gjashtëmujori i shkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë