Nga Gazeta 'SI' - Një anketë e kryer nga INSTAT, tregon se teknologjia është element thelbësor i rutinës së shqiptarëve, nga puna, ushqimi tek veshjet.
Anketa e 2024-s, raporton se 64% e grupmoshës 16-74 vjeç e kanë përdorur interneti për shkarkim apo printim të formularëve zyrtarë, 60% e kanë përdorur për shërbimin “delivery” të ushqimit dhe 42% e tyre kanë bërë blerje online.
Të gjithë këto tregues janë me rritje nga 2023-shi. Sipas anketës së kryer nga INSTAT, në total, 86.2% e grupmoshës përdorin internetin.
INSTAT raporton se shërbimet online me rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe janë internet banking me 3.3 pikë përqindje, të dhënat shëndetësore nga e-albania me 1.5 dhe leximi i lajmeve online 1.3 pikë.
Të gjithë aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar në aftësitë lidhur me: “instalimi i software/aplikacioneve” me rreth 1.9 p.p.
99.9% e individëve përdorin aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet, ndjekur nga: kompjuter/desktop (29.2%), laptop (28.5 %). 98.9 % kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp,etj.).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.