Para

Anketa: 30% e shqiptarëve presin të përdorin euron deri në vitin 2024. 25% presin anëtarësimin në BE

Gjatë vitit 2020, shqiptarët kishin pritshmëritë më të larta në rajon për t’u anëtarësuar në Eurozonë në vitin 2024. Rreth 30% e të anketuarve nga Banka Qendrore e Austrisë, presin adoptimin e euros deri në vitin 2024 dhe rreth 25% presin të anëtarësohen deri në vitin 2025. Në asnjë vend tjetër kjo normë nuk është kaq e lartë.

Nga ana tjetër janë rreth 18% e të anketuarve në Shqipëri të cilët kanë thënë se nuk do të antarësohen kurrë as në BE dhe as në Eurozonë.

Anketimi i bankës përfshin 1.000 individë nga 10 vend të Europës Lindore dhe Juglindore, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia si dhe Shqipëria.

Fokusi i këtij raporti është integrimi i këtyre ekonomive në Europë dhe qasja që kanë qytetarët ndaj një zhvillimi të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë