Futboll

Anis Mehmeti tregon emocionet e golit të parë me Bristolin: Ndjesi e shkëlqyer!

Gazeta Si – Anis Mehmeti, një nga prurjet e trajnerit Silvinjo në Kombëtaren shqiptare, shënoi golin e parë me fanellën e Bristolit në Championship, me të cilin u bashkua në merkaton e dimrit.

Mehmeti realizoi golin e fitores ndaj Stouk vetëm 5 minuta pasi u fut në fushë si zëvendësues. Bristol Siti qëndron në mesin e tabelës në kategorinë e dytë angleze, ndërsa mesfushori kuqezi është shprehur i lumtur për golin që i dha 3 pikët skuadrës.

“Ishte ndeshja e duhur për të shënuar gol pas një pritjeje të gjatë. Ky gol më jep shtysë për të bërë më mirë në vazhdim. Po bëj maksimumin që të kem shansin tim dhe të tregoj se duhet të luaj. Realizuam me atë kundërsulm të shpejtë, ku unë mora një pasim fantastik.

Ishte një gëzim i madh, një ndjesi e shkëlqyer të dëgjoja fansat të këndonin në kor emrin tim. Mezi po prisja të hyja në fushë dhe të ndryshoja fatin e ndeshjes”, – u shpreh Mehmeti pas ndeshjes.

Mesfushori me tipare sulmuese mori minuta nga trajneri Silvinjo edhe ndaj Polonisë, që në grumbullimin e parë me fanellën kuqezi. Ai shihet si një element i rëndësishëm për të ardhmen e Kombëtares.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë