Nga Gazeta “Si” – Tre ditë më parë e paralajmëruam dhe sot Ipswich Town zyrtarizoi transferimin e Anis Mehmetit nga Bristol City.
Mendohet se për shqiptarin janë paguar fillimisht 3 milionë paundë.
Mehmeti, i lindur në Londër dhe lojtar i Kombëtares shqiptare, ka shënuar 9 gola në 31 ndeshje për “Robins” këtë sezon.
Ai u aktivizua në barazimin 1-1 mes dy skuadrave në “Ashton Gate” në Shtator, si dhe në fitoren 2-0 të “Tractor Boys” në ndeshjen e kthimit, këtë javë.

Anis Mehmeti ishte golashënuesi më i mirë i City-t, sezonin e kaluar me 12 gola dhe mori një ofertë rinovimi në Tetor.
“Të gjithë e dinë se ambicia është të rikthehemi në Premier League dhe unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën që ta arrijë këtë” – tha Mehmeti për faqen zyrtare të Ipswich pas firmosjes së kontratës deri në verën e vitit 2029.
Ai është përforcimi i parë i Ipswich, skuadër që renditet e 3-ta në Championship, pasi fitoi 4 ndeshjet e fundit nën drejtimin e Kieran McKenna – dhe lojtari i 4-rt që u largua nga Bristol City këtë javë.
- Karriera e Anis Mehmetit në ishull
2019-2020 Woodford Town, 11 ndeshje, 1 gol
2020-2023 Wycombe Wanderers, 88 ndeshje, 19 gola
2023-2026 Bristol City, 125 ndeshje, 25 gola
2026-2029 Ipswich Town
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



