Ngjarje

Anija shqiptare e patrullimit shpëton nga mbytja 20 palestinezë në Egje

Nga Gazeta Si - Anija shqiptare e patrullimit Oriku ka shpëtuar një gomone me emigrantë që rrezikonin të mbyteshin në detin Egje.

Në gomone ishin 20 persona nga Palestina.

Emigrantët i janë dorëzuar Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme, për shkak se ndodheshin në ujërat territoriale që i përkasin Greqisë.

Anija Oriku është caktuar prej kohësh si një ekuipazh paqeruajtës që ndihmon në monitorimin e Egjeut me detyrë të caktuar nga NATO.

“Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord. Shtetasit nga Palestina iu dorëzuan Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme”, shkruan ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë