Italia ka hedhur hapin e radhës për të transferuar emigrantë drejt kampit të Gjadrit. Sipas mediave italiane anija e marinës ‘Libra’ është nisur nga Brindisi me 40 emigrantë në bord, të cilët janë të destinuar për t’u vendosur në Gjadër, kampin e kthyer me dekret të qeverisë italiane në CPR (Qendra e Paraburgimit për Riatdhesimin).
Bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në CPR e Brindizit, në Restinco, ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka rregulluar procedurën e transferimit në objektin e ndërtuar prej tyre në Shqipëri.
Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të emigrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar ka vërtetuar qëndrimin e tyre në një CPR.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.