Ne rrjet

Anija iraniane me 2 mln fuçi nafte drejt Greqisë, SHBA kërcënon Athinën

Strehimi në Greqi një anijeje iraniane përkundrejt paralajmërimit të SHBA-së duket se është kthyer tanimë jo vetëm në një test për kryeministrin e ri të vendit fqinj, por edhe për marrëdhëniet Uashington-Athinë.

Anija që po transportin miliona fuçi nafte është nisur për në Greqi, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka kërkuar me çdo kusht sekuestrimin e saj, duke paralajmëruar Athinën dhe portet mesdhetare të mos e lejojnë të ankorohet.

Greqia njoftoi të hënën se nuk kishte marrë një kërkesë nga tankeri për t'u ankoruar në një nga portet e saj, por anija iraniane u nis të dielën drejt t portit të Kalamatas në bregdetin jugor të Peloponezit.

"Ne kemi sqaruar se kushdo që e prek, kushdo që e mbështet dhe kushdo që e strehon këtë tanker do të përballet me sanksione nga Shtetet e Bashkuara," u tha Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo gazetarëve.

Anija iraniane niset drejt Greqisë. Gazeta Si, 21 gusht 2019

Tankeri, i cili tanimë në qendër të konfrontimi midis Iranit dhe Uashingtonit po mban rreth 2 milion fuçi nafte.

Hyrja e saj në ujërat territoriale greke ka të ngjarë të jetë testi i parë i madh i politikës së jashtme për kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, pasi ai mori detyrën në korrik nëse anija

Teherani tha se çdo veprim i SHBA për të kapur përsëri anijen do të kishte "pasoja të rënda". Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif deklaroi se vendi tij po përpiqej të minimizonte mundësinë e konfliktit ushtarak me Uashingtonin por se ishte SHBA-ja ajo që kërkonte "më shumë përshkallëzim".

Tankeri “Grace 1” u largua nga Gjibraltari rreth orës 11 të së dielës dhe u nis për në Kalamata të Greqisë, ku pritet të mbërrijë të hënën.

Anija iraniane niset drejt Greqisë. Gazeta Si, 21 gusht 2019

Anija me naftë u sekuestrua nga marina britanike pranë Gjibraltarit në 4 korrik me dyshimin se transportonte naftë në Siri në shkelje të sanksioneve të Bashkimit Europian. Ky ndalim çoi në një konfrontim disa javor midis Teheranit dhe Perëndimit dhe rriti tej mase tensionet në rrugët ndërkombëtare të transportit të naftës përmes Gjirit.

Gjibraltari hoqi urdhrin e ndalimit të enjten. Por të nesërmen, një gjykatë federale në Uashington lëshoi një urdhër për sekuestrimin e tankerit që mbart dhe gati 1 milion dollarë naftë. Sipas SHBA-së, anija kishte lidhje me Gardën Revolucionare Islamike, të cilën e ka cilësuar si një organizatë terroriste.

Gjibraltari kundërshtoi zbatimin e këtij urdhri, duke thënë se ishte i detyruar të zbatonte vetëm ligjet e BE-së..

“Është për te ardhur keq që anija u la e lirë”, tha Pompeo për “Fox News”.

Pompeo tha se nëse Irani do të merrte paratë e ngarkesës së naftës, forcat elitare të Iranit do të kishin "më shumë para, më shumë pasuri dhe më shumë burime për të vazhduar fushatën e tyre terroriste."

Anija iraniane niset drejt Greqisë. Gazeta Si, 21 gusht 2019

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha që Uashingtoni i kishte përcjellë "pozitën e saj të fortë" qeverisë Greke, si dhe të gjitha porteve në Mesdhe për mospranimin e tankerit. Zyrtari tha se ndihma e anijes mund të konsiderohet ofrimi i mbështetjes për një organizatë terroriste.

Ndërkohë duke folur nga Finlandë, ministri i Jashtëm iranian deklaroi se shpresonte që zbariti i tankerit në portin grek mos të çonte në përshkallëzime të mëtejshme. Zarif tha gjithashtu tha se urdhri amerikan nuk kishte asnjë bazë ligjore dhe ishte i motivuar politikisht për të provokuar edhe më shumë Iranin.

"Ne nuk do të ndërmarrim asnjë veprim përshkallëzues. Ne nuk e kemi bërë kurrë. Në 250 vitet e kaluara ne thjesht kemi mbrojtur veten. Dhe ne kemi marrë mësime të mira nga ata që na pushtuan, "tha Zarif.

Ai nuk e mohoi mundësinë e përplasjet ushtarake me SHBA-në, duke thënë se për Uashingtonin asnjë opsion nuk ishte jashtë tryezës.

Paralajmërime përmes kanaleve zyrtare

Anija iraniane niset drejt Greqisë. Gazeta Si, 21 gusht 2019

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara mund ta ripërsëritin kërkesën për konfiskimin e anijes pas zbarkimit në Greqi, ministri i Jashtëm iranian tha se një veprim i tillë do të rrezikonte sigurinë e transportit në det të hapur."

"Irani ka lëshuar paralajmërimet e nevojshme përmes kanaleve zyrtare, veçanërisht përmes ambasadës zvicerane, për zyrtarët amerikanë që të mos kryejnë një gabim të tillë sepse kjo do të kishte pasoja të rënda," tha Zarif.

Zvicra përfaqëson interesat e SHBA në Iran, i cili nuk ka marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm pasi presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore e 2015 me Iranin në maj të vitit të kaluar, ndërsa Bashkimi Evropian është ende pjesë e marrëveshjes, e cila lejon Teheranin të shesë naftën në kontinent.

Uashingtoni dëshiron të zvogëlojë eksportet e naftës së Iranit në zero dhe ka vendosur për qytetarët dhe kompanitë që bëjnë tregti me Iranin.

Edhe pse rregulloret e BE-së e lejojnë ende që kompanitë dhe qytetarët evropiane të bëjnë tregti me Iranin, sanksionet amerikane kanë bërë që shumica e bankave të mos jenë të gatshme të operojnë në Iran. Zarif tha që për shkak të sanksioneve amerikane, Irani nuk mund të zbulojë se ku do të shkonte nafta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë