Kombetarja

Anglia shumë e fortë, Shqipëria U-21 pëson humbjen e katërt radhazi në grup

Gazeta Si – Kombëtarja U-21 ka pësuar humbjen e radhës në “Elbasan Arena”, ku pësoi 3 gola nga Anglia, skuadra e vendit të dytë në grupin G të kualifikueseve të Europianit. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ishte humbja e katërt radhazi.

Kuqezinjtë rezistuan gjatë 45 minutave të para, falë edhe disa pritjeve të portierit Simon Simoni. Sapo nisi pjesë e dytë, anglezët kaluan në avantazh me Balogun dhe pastaj shënuan edhe dy gola të tjerë me Xhons dhe po me Balogun, të cilët shfrytëzuan disa gabime fatale të Shqipërisë në mbajtjen e topit.

Kombetarja U-21 para ndeshjes me Çekine. Gazeta Si, 29 mars 2022

Shqipëria U-21 mban vendin e 4-t në grup, me vetëm 9 pikë. Pas saj janë vetëm Kosova dhe Andorra, ndërsa grupi kryesohet nga Çekia, e ndjekur nga Anglia dhe Sllovenia. Kuqezinjtë janë skuadra e dytë që ka pësuar më shumë gola në grup, 13, pas Andorrës me 16 gola të pësuar.

Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Simoni, Ndrecka, Kalaj, Selmani, Mitaj, Marku, Çelhaka, Ismailgeci, Cara, Dobra, Tuci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë