Trajneri anglez, Gereth Southgejt, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit të Katarit, ato me Shqipërinë dhe San Marinon. Ai ka grumbulluar lojtarët më të mirë për këto ndeshje, ndërsa risia është sulmuesi Abraham, që luan me Romën.
Në listë bien në sy menjëherë emrat e rëndësishëm të sulmit, si kapiteni Herri Kejn, Grealish, Foden, Rashford dhe Sterling. “Tre Luanët” kryesojnë Grupin I me 20 pikë dhe janë 3 pikë para Polonisë së vendit të dytë, por duan të sigurojnë gjithçka edhe matematikisht sa i takon vendit të parë.
Confirming your #ThreeLions squad for November! 👊
— England (@England) November 4, 2021
Ndeshja Angli-Shqipëri zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Wembley”. Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ende nuk e ka publikuar listën. Kombëtarja jonë ka shanse minimale për vendin e dytë, që mund të arrihet vetëm pas një kombinimi të çmendur rezultatesh. Ndeshjen e parë me Anglinë, kuqezinjtë e humbën me rezultatin 0-2, me gola të Kejn dhe Maunt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




