Kombetarja

Anglia sërish e fortë, por Shqipëria nuk pëson 5 gola

Gol për çdo pjesë dhe 3 pikë në debutim për Thomas Tuchel në krye të Anglisë përballë kuqezinjve që në ndryshim nga mbrëmja e 11 Nëntorit të vitit 2021, nuk pësuan 5 gola dhe treguan momente positive përballë vendasve në startin e eleminatoreve për Kupën e Botës 2026. Një mbrëmje që nuk kënaqi plotësisht tifozët kuqezinj që ishin më shumë se 20 mijë në shkallët e “Ëembley”. Por në termat sportivë ishte një mbrëmje në rekuperim ndaj “Tre Luanëve” të cilët na shohin ndryshe tashmë, për më tepër me mungesat e lojtarëve titullarë, të cilët Sylvinho shpreson ti ketë për ndeshjet e ardhshme në Qershor.

Asllani në duel me Foden

Pjesa e parë u vendos nga debutuesi Myles Leëis-Skelly që lëvizi mirë pas shpinës së mbrojtjes në krahun e majtë dhe duke shfrytëzuar asistin e Jude Bellingham, e dërgoi topin poshtë këmbëve të Strakoshës. Në moshën 18 vjeç e 176 ditë, Myles Leëis-Skelly është shënuesi më i ri në debutim për Anglinë e cila mund të kishte shënuar golin e dytë me Bellingham dhe Kane por ndërhyrjet e Strakoshësh dhe Gjimshitit nuk i lejuan.

Anglezët festojnë golin e dytë

Në pjesën e dytë kuqezinjtë provuan të ushtronin presion duke testuar Anglinë në gjysëmfushën e saj. Diçka e tillë u pa nga Armando Broja që pasi erdhi nga stoli vuri në provë mbrojtjen vendase ku Ezri Konsa eleminoi problemet fillestare nga shtatlarti i Everton. Ishte i njëjti mbrojtës vendas që ndali Jasir Asanin në një aksion që mund të sillte barazimin. Tjetër moment i mirë i kuqezinjve mund të ishte kur Broja kaloi vendasin Burn por u ndalua shumë shpejt në aksionin e tij.

Tuchel dhe Barry në përfundim të fitores në debutim

Në 78’, Harry Kane i shpëtoi mbulimit të Ajetit dhe topin e marrë nga Declan Rice e çoi në rrjetë duke u bërë i pari anglez që shënon në debutimin e 3 trainerëve të ndryshëm (Roy Hodgson, Gareth Southgate dhe Thomas Tuchel). Vazhdimi i lojës u ndërpre shumë shpejt për shkak të dëmtimit të Strakoshësh që i la vendin Kastratit. Deri në fund nuk ndryshoi shumë, por kuqezinjtë u dukën më të rrezikshëm pas ndërhyrjeve nga stoli në sulm. Broja është një sulmues i rrezikshëm dhe nëse gjen minuta dhe ritmin në kampionat, mund të ofrojë më shumë në Kombëtare. Shqipëria kthehet në Tiranë dhe të hënën do të provojë të arrijë fitoren e parë në këto eleminatore. Ndërsa Anglia e filloi me këmbën e mbarë Epokën Tuchel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë