Nga Gazeta ‘Si’-Anglia është gjysmëfinalistja e tretë e Euro 2024, duke iu bashkuar Spanjës dhe Francës në garën e fortë për fitimin e trofeut të madh.
Skuadra e Gareth Southgate iu fal penalltive për të eliminuar Zvicrën, me 120 minutat që u mbyllën në barazim 1-1.
Breel Embolo kaloi helvetët në avantazh në minutën e 75’, por Bukayo Saka realizoi një gol shumë të bukur. Duke rikthyer baraspeshën pas vetëm 5 minutave.
Në fund penalltitë, me Manuel Akanjin që gaboi nga kampi zviceran (pritje e Jordan Pickford), ndërkohë që Trent Alexander-Arnold realizoi penalltinë vendimtare në krahun tjetër.
Tre Luanët” do të përballen me fituesin e çiftit Holandë-Turqi në gjysmëfinalen e 10 korrikut në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.