Mjedis

Anglia ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimshe

Produkte si pjata, lugë, pirun dhe tabaka plastike do të ndalohen në Angli.

Ministrja e Mjedisit Thérèse Coffey tha se kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit edhe pse nuk dha një datë se kur do të hyjë në fuqi ligji.

Aktivistët e pritën mirë këtë ndryshim por kanë kërkuar që të ketë një strategji më të madhe për reduktimin e plastikës.

Sipas shifrave të qeverisë, në një vit përdoren 1.1 miliardë pjata plastike në Angli.

Mbetjet plastike shpesh nuk dekompozohen dhe mund të qëndrojnë në landfill për shumë vite.

Konfirmimi i lëvizjes nga Departamenti për Mjedisin dhe Ushqimin vjen pas një konsultimi të gjatë, i cili do të publikohet më 14 janar.

Çdo person në Angli përdor mesatarisht 18 pjata plastike njëpërdorimshme dhe 37 artikuj plastikë çdo vit dhe vetëm 10 për qind e tyre riciklohen.

“Unë jam e vendosur të trajtoj këtë problematikë dhe ky është një hap i madh”, tha Coffey.

Ndalime të ngjashme janë bërë tashmë në Skoci dhe Uells.

Megjithatë, kjo masë e fundit nuk mbulon artikujt që gjenden në supermarkete apo dyqane. Qeveria tha se do të ketë mënyra të tjera se si do të trajtohet kjo problematikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë