Euro2024

Anglia mposht Serbinë falë Jude Bellingham dhe merr kryesimin e Grupit C

Gazeta Si - Anglia e ka nisur me fitore kampionatin europian që po zhvillohet në Gjermani. "Tre Luanët’’ që janë edhe ndër favoritët kryesorë për të fituar Euro 2024, mundën minimalisht 1-0 Serbinë.

Goli i vetëm i takimit dhe vendimtari për tre pikët u shënua nga ylli i Real Madridit, Jude Bellingham. Mesfushori i Realit shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Saka dhe shënoi me kokë.

Serbia në pjesën e dytë rriti nivelin e lojës dhe pati disa raste të mira por pa arritur dot të shënojë. Me këtë fitore Anglia merr kryesimin e grupit C, pasi më herët Sllovenia dhe Danimarka morën nga 1 pikë pas barazimit 1-1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë