Futboll

Anglia mbron titullin në Euro U21

Gazeta Si – Anglia U21 bëri një mbrojtje dramatike të titullit evropian pas fitores në kohën shtesë ndaj Gjermanisë. Zëvendësuesi Jonathan Rowe shënoi me kokë, 2 minuta pas ardhjes nga stoli në Finalen e Euro 2025 në Bratislavë. “Banda” e Lee Carsley-t rimori trofeun e fituar dy vite më parë pas 39 vitesh dështime. Harvey Elliott zhbllokoi sfidën në 5’ me golin e 5 personal përpara dyfishimit të Omari Hutchinson në mesin e pjesës së parë. Hutchinson, Elliot dhe James McAtee u ndalën nga Noah Atubolu ndërsa Jay Stansfield u ndal nga shtylla e dytë për golin e tretë.

Përpara se skuadrat të ktheheshin në dhomat e zhveshjes ishte Nelson Weiper që shkurtoi difererencën në 2-1 ndërsa Paul Nebel rivendosi ekuilibrat pas 60’ lojë. “Luanët” e rinj provuan të riktheheshin në lojë por Nebel u ndal nga traversa në sekondat e fundit. Në kohën shtesë ishullorët gjetën avantazhin e dytë kur sulmuesi i Marseille, Roëe shfrytëzoi krosimin e Tyler Morton dhe pasi i shpëtoi mbrojtjes teutone për golin e 3. Merlin Rohl pothuajse e dërgoi Finalen tek penalltitë kur goditi sërish traversën në fundin e shtesës.

Një paraqitje shumë të mirë bënë edhe shqiptarët e Gjermanisë, Brajan Gruda (me prindër shkodranë) dhe Nelson Weiper (me nënën nga Kuçova). Ata ishin ndër protagonistët e pothuajse suksesit të 3 herë kampionëve duke shënuar 5 gola (1 Gruda, 4 Weiper). Lojtari më i Mirë i turnet u shpall Harvey Elliot ndërsa Shënuesit më të mirë ishin si më poshtë:
6 gola – Nick Woltemade (Gjermani)
5 gola – Harvey Elliott (Angli)
4 gola – Nelson Weiper (Gjermani)
3 gola – Djaoui Cisse (France), William Osula (Danimarkë), Geovany Quenda (Portugali)

Libri i Artë i Euro U21
5
tituj – Spanja, Italia
4 tituj – ANGLIA
3 tituj – Gjermania
2 tituj – Bashkimi Sovjetik, Holanda
1 titull – Serbia, Franca, Rep Çeke, Suedia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë