Gazeta Si – Anglia shpallet kampione Europe në futboll për femra. Britaniket mundën 2-1 pas kohës shtesë Gjermaninë, duke u ngjitur në çatinë e Europës. Festë e madhe në ‘Wembley’, që shënoi një rekord me 87.192 spektatorë për këtë finale.
Anglia kishte humbur 2 finale europiane, Gjermania kishte fituar 8 në 8 finale të luajtura. Por këtë herë kanë festuar vajzat angleze, të drejtuara nga Sarina Uiegman, kampione Europe në stol si 5 vjet më parë me Holandën.
✨🏆 𝐂𝐇𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍𝐒 🏆✨
— UEFA Women's EURO 2022 (@WEURO2022) July 31, 2022
England win their first EURO title 🎉🎉🎉#WEURO2022 | #ENG pic.twitter.com/GkROajwpNw
Finalja e bukur u vendos nga një gol në shtesë i Kloe Keli, entuziazmi i së cilës ishte jashtëzakonisht i madh. Keli, sulmuesja e Mançester Sitit që një vit më parë dëmtoi gjurin, hoqi fanellën dhe mbeti vetëm me sutjenat sportive.
Një festim që solli në kujtesë atë të Brandi Kastain pas penalltisë vendimtare të shënuar në Botërorin 1999 (SHBA-Kinë). Goli i Kelit është i destinuar të futet në historinë e futbollit të femrave në Angli, kampione Europe për herë të parë.

Që nuk ishte një ditë me fat për Gjermaninë, u kuptua që para vërshëllimës për fillimin e ndeshjes nga ukrainasja Monzul. Aleksandra Pop, shënuesja më e mirë e turneut, u dëmtua në nxemje, duke iu shtuar Buhl, jashtë për Covid.
Anglia rrezikoi dy herë me gjuajtje me kokë, por portierja Frohms largoi rrezikun. Shansin më të mirë në pjesën e parë e pati Gjermania, që pas një rrëmuje në zonë nuk mundi të shënonte me Hegering.
Në pjesën e dytë Uiegman hodhi në fushë Tun dhe Ruso. Lëvizja e parë rezultoi e goditur, sepse pas një asisti nga mesfusha, Tun mposhti Frohms me një parabël. Gjermania regoi fuqishëm dhe Magull në fillim goditi shtyllën dhe më pas barazoi, pas krosit të Uasmuth.
Në fund të dyja skuadrat patën frikë dhe ‘pranuan’ që gjithçka të shkonte në shtesë. Dhjetë minuta para penalltive erdhi aksioni që vendosi finalen. Nga goditja e këndit të Hemp, topi shkoi në zonën e vogël, ku Keli, e aktivizuar si zëvendësuese, e çoi në rrjetë në tentativën e dytë.
Trofeun e ka ngritur kombëtarja që organizoi kompeticionin, Anglia. Në mbrëmjen e “Football’s coming home”, princi Uilliam ishte ai që çoi trofeun në fushë.
🏟️ 𝑴𝒂𝒌𝒊𝒏𝒈 𝒉𝒊𝒔𝒕𝒐𝒓𝒚#WEURO2022 #ENG #GER pic.twitter.com/eW6nSWAt1M
— UEFA (@UEFA) July 31, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




