Futboll

“Tre Luanët” ruajnë rekordin, Angli vs. Serbi 2-0

Nga Gazeta Si – Anglia vazhdoi ecurinë e saj të shkëlqyer në eleminatoret për Kupën e Botës me fitoren e 7 rradhazi, pasi mposhti Serbinë në “Wembley”.

Trajneri Thomas Tuchel tani mund të përmirësojë detajet e planeve të tij, pasi “Tre Luanët” siguruan kualifikimin muajin e kaluar për turneun e madh të verës së ardhshme.

Ndeshje me tone të qeta, në një mbrëmje me shi në Londër.

Tuchel i dha debutimin mbrojtësit të majtë të Manchester City-t, Nico O’Reilly, por ishte një nga yjet e konsoliduar të Anglisë që zhbllokoi rezultatin — Bukayo Saka shënoi në minutën e 28-të me një goditje të saktë, duke mposhtur portierin serb Predrag Rajković.

Morgan Rogers i Aston Villa-s u preferuar përpara Jude Bellingham në rolin e numrit 10 dhe tregoi energji të madhe me disa prekje të bukura, përpara se të zëvendësohej nga miku i tij i fëmijërisë pas 65 minutash.

Phil Foden hyri gjithashtu në fushë në të njëjtën kohë dhe kombinoi me Bellingham për t’i shërbyer një tjetër zëvendësuesi, Eberechi Eze, i cili realizoi një gol të shumë bukur me harkim, që vulosi fitoren e Anglisë në minutën e fundit.

Serbia kërcënoi herë pas here në pjesën e dytë, por Jordan Pickford zgjati rekordin prej 10 ndeshjesh pa pësuar gol, ndërsa ekipi i Tuchel-it ka shënuar 20 gola në këtë fushatë eleminatore.

Anglia bën detyrën ndaj Serbisë duke fituar pjesën e parë, 1-0 me golin e Saka në 28’.

Një pasiguri e portierit Rajkovic që shfrytëzohet maksimalisht nga futbollisti i Arsenal në Premier League.

Jude Bellingham qëndroi në stol ndërsa O’Reilly (Manchester City) bëri debutimin në skuadrën e parë. “Tre Luanët” janë të kualifikuar aktualisht ndërsa kanë fituar me goleadë, 5-0 ndeshjen e parë në Beograd.

Serbia ka nevojë për 3 pikët në ishull që të ruajë gjallë shpresat për një vend në Playoff.

Asgjë speciale nga Anglia në 45′ e para por mjaftueshëm për të qënë në kryesim. Dhe kjo është Anglia nën drejtimin e Tuchel, thjeshtë ben detyrën.

Pyetja që mbetet është – A do të jetë Aglia në gjëndje të bëjë detyrën në kontinentin amerikan, verën e ardhshme?

Trainerët Tuchel (Angli) dhe Paunovic (Serbi) kanë zyrtarizuar formacionet me të cilët do të zbresin në fushë për eleminatoren mes tyre në “Wembley Stadium” në Londër:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë