Futboll

Anglezi më i shtrenjtë në histori, Rajs i kushton 122 milionë euro Arsenalit

Gazeta Si – Arsenali ka parakaluar Mançester Sitin, që u ndal te 105 milionë euro. Me mesfushorin e Uest Hemit dhe Havertz, Arteta sfidon Guardiolën në Premier Ligë.

Anglezi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave luan përpara mbrojtjes. Nuk bën gola, jo shumë të paktën, dhe mendon më shumë të ndihmojë skuadrën që të mos pësojë. Quhet Deklan Rajs, është 24 vjeç dhe ëhstë një nga ata fenomenë që dinë të bëjnë diferencën edhe pa rënë shumë në sy.

Arsenali ka bindur Uest Hemin për të lëshuar kapitenin e tij, atë që ngriti lart trofeun e Ligës së Konferencës pak kohë më parë. Kostoja? 116 milionë euro, plus 6 bonuse. Më shumë se Xhud Belingham, i cili kaloi te Real Madrid për 103 milionë euro që madrilenët paguan te Borussia Dortmund për një talent 20 vjeç.

Rajs është 24 vjeç, gati të bëjë me Arsenalin atë hapin e madh në kualitet që meriton prej kohësh. ‘Topçinjtë’ bënë një ofertë të tretë për mesfushorin, por Uest Hemi priste lajme nga Mançester Siti. Kampionët u ndalën te 93 milionë euro, plus 12 bonuse, kështu që Uest Hemi kërkoi nga Arsenali që pagesa prej 116 milionësh të mos bëhej në 5 këste, por në më pak se 2 vjet.

Detaje të zgjidhshme dhe Rajs pritet që të zyrtarizohet tek Arsenali. Bashkë me Kai Havert do të jenë dy përforcime të rëndësishme për trajenrin Arteta, që mund të sfidojë Guiardiolën për titullin kampion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë